Bardh Spahia 1 orë e 20 minuta në SPAK, zbulohet për çfarë u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm ish-kryebashkiaku i Shkodrës

Shqipëria

Bardh Spahia 1 orë e 20 minuta në SPAK, zbulohet për çfarë u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm ish-kryebashkiaku i Shkodrës

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia dëshmoi këtë të martë për një orë e 20 minuta përpara prokurorëve të Posaçëm.

Në dalje ai deklaroi për mediat, se ishte për dhënë dëshmi për një çështje që nuk ka asnjë interes publik, pasi nuk ka lidhje as me krimin dhe as me korrupsionin.

“Isha për një deklaratë për një çështje që nuk ka asnjë interes publik. Nuk ka lidhje as me korrupsionin, as me krimin”, tha Spahia në dalje.

Mësohet se Spahia është marrë në pyetje lidhur me një vendim që ka marrë kur ushtronte detyrën e kryebashkiakut në Shkodër, për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit Mark Molla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat