Të falim dashuri dhe të vihem në shërbim të njëri-tjetrin. Ishte ky mesazhi në prag të krishtlindjes i Imzot Arjan Dodaj, në katedralen e Shën Palit në Tiranë.
“Zoti na viziton ne çdo fëmijë që vjen në jetë, pasi asnjë fëmijë nuk është një gabim apo rastësi, por është një dhuratë. Sa nevojë ka vendi ynë sot për fëmijë e sa nevojë kanë fëmijët tanë për familje, edukator e politika pro jetës e familjes përndryshe jemi të destinuar drejt shuarjes në shifrat alarmuese të zbrasjes demografike. Sa nevoje kemi për të rikuperuar një ndërgjegjësim të ri të dashurisë për atë që Zoti ka krijuar. Të lejojmë të edukoheni dhe të edukojmë fëmijët tanë se toka është një dhuratë e shenjtë për të gjithë“, u shpreh Imzot Arjan Dodaj.
Po ashtu një mesazh iu drejtua dhe politikanëve, për tu distancuar nga politika e dhunshme, që të jenë një shembull i denjë për rininë shqiptare.
“Veçanërisht politikanët të mund të mësojnë politikë më të shëndetshme për të ndihmuar popullatën që të disintoksikohet nga politika e konfliktit, dhunës dhe vulgaritetit, fëmijët dhe të rinjtë ju vëzhgojnë dhe jo rrallë herë ju imitojnë”, u shpreh Imzot Arjan Dodaj.
Besimtarët e krishterë mblidhen mbrëmjen e 24 dhjetorit në meshën për lindjen e Krishtit dhe shpërndajnë urimet për një zemër të bardhë për krishtlindje.