Një ditë pas mosbindjes civile, Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e Policisë

Shqipëria

Një ditë pas mosbindjes civile, Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e Policisë

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Ashtu siç e paralajmëruan edhe ditën e djeshme (23 dhjetor) Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tirnaës kundër Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Drejtorit të Drejtorisë Vendore Tiranë, dhe zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit.

Sipas Grupit Parlamentar te PD, këta zyrtarë Penguan tubimin, ushtruan dhunë dhe konsumuan 6 vepra penale

NJOFTIM PËR SHTYP

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit Gazment Bardhi ka kallzuar në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Tirnaë, dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprave penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 90, 248, 250, 251, 253 dhe 261 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në kallëzim janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i njoftuar nga Partia Demokratike ishte tërësisht i ligjshëm, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta dhe se pengimi nga Policia e Shtetit ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. Dhuna e ushtruar ndaj deputetëve, zyrtarëve politik të opozitës dhe qytetarëve, ka qenë e motivuar politikisht dhe një akt i rëndë kriminal i kryer në bashkëpunim nga zyrtarët e policisë së Shtetit.

Bashkëlidhur do të gjeni kallëzimin e plotë të dorëzuar sot në dy Prokurori nga kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat