Reshjet e dendura të dëborës, prej 24 orësh Thethi vijon të jetë i izoluar

Shqipëria

Reshjet e dendura të dëborës, prej 24 orësh Thethi vijon të jetë i izoluar

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 18:27
Theth

Thethi vazhdon prej 24 orësh të jetë i izoluar për turistët për shkak të reshjeve të dëborës.

Gjatë pasdites së sotme, kanë qenë vetë banoret e zonës të cilët me lopata kanë bërë të mundur largimin e dëborës që të lëvizin mjetet e larta teksa është e pamundur për qarkullimin e auto veturave.

Të shumta kanë qenë edhe rezervimet për festën e Krishtlindjes në Theth por ato janë anuluar.

Në Qafën e Thorës, gjatë ditës së sotme ka patur mbi 50 cm dëborë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat