Thethi vazhdon prej 24 orësh të jetë i izoluar për turistët për shkak të reshjeve të dëborës.
Gjatë pasdites së sotme, kanë qenë vetë banoret e zonës të cilët me lopata kanë bërë të mundur largimin e dëborës që të lëvizin mjetet e larta teksa është e pamundur për qarkullimin e auto veturave.
Të shumta kanë qenë edhe rezervimet për festën e Krishtlindjes në Theth por ato janë anuluar.
Në Qafën e Thorës, gjatë ditës së sotme ka patur mbi 50 cm dëborë.