GJK hodhi poshtë propozimin për lista të hapura, Lapaj: Nuk do ndalemi derisa të rrëzojmë sistemin e kryetarëve

Shqipëria

GJK hodhi poshtë propozimin për lista të hapura, Lapaj: Nuk do ndalemi derisa të rrëzojmë sistemin e kryetarëve

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 18:38
Kryetari i Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj

Kryetari i Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi propozimin e partive të vogla për lista të hapura në zgjedhje.

Lapaj shprehet se Kushtetuesja humbi një shans të artë për të treguar se është e pavarur nga politika. Ai shton se nuk do të ndalet, së bashku me qytetarët, derisa të rrëzojë sistemin e kryetarëve.

“Sot, Gjykata Kushtetuese humbi një mundësi të artë për të dëshmuar pavarësinë nga politika. Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi kundër hapjes së sistemit zgjedhor.

Personalisht, unë besoj te institucionet dhe punoj që ato të forcohen. Për këtë arsye, atë që nuk arriti ta garantojë gjykata, ne do ta arrijmë politikisht. Ne nuk do të ndalemi derisa të rrëzojmë SISTEMIN e KRYETARËVE.

Ndëshkojeni me votën tuaj masive këtë sistem të kalbur të KRYETARËVE!

Vota juaj është vendimi final! E keni ju në dorë ti lini apo ti shpartalloni”, shkruan Lapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat