Deputetja e PD Ina Zhupa shprehet se kryeministri Rama zgjodhi tre mënyra për t’u përballur me rrjetin e ri social Tik Tok.
Zhupa shprehet se Rama tentoi fillimisht të bëhet ylli i Tik Tok. Ai shton se më pas u përpoq ta kontrollonte këtë rrjet social dhe në fund e mbylli.
Postimi i deputetes demokrate Ina Zhupa:
1- Të bëhej ylli i politikës në Tik Tok.
Ja shikoni video Rama: Do e hedh ne tik Tok videon, thuajini femijeve tja u mesojne)
Pra fëmijët do na mësonin Tik Tok dhe Rama ishte avangard dhe e dinte Tik Tok para deputetëve të opozitës.
Pastaj e pa që në Tik Tok ishte askushi, ngjiste propaganda e tij ateherë provoi metodën e dytë.
2- Ta kontrollonte!
Të fuste ato metoda që përdor në facebook që alternon klikimet, ja shikojeni takon CEO e Tik Tok dhe kërkon metoda si kontrollohet, pra si të rrisi veten në rrjet. AMA lidhi marrëveshje me Tik Tok. Biles i fshinë edhe videon ku e sulmonte diaspora në Britaninë e madhe.
Kur e pa që as kjo nuk funksionoi, zgjodhi metodën e tretë në prag të fushatës elektorale
3- Ta mbyllte Tik Tok!
Pasi e pa që ylli i Tik Tok nuk bëhej dot, metodat për ndryshimin e shikueshmërisë nuk funksiononin ateherë vendosi ta mbylli. Ta mbyll që propaganda e tij të vazhdoj të lulëzoj në mediat tradicionale.