Edhe pse në qeli, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka lënë pa uruar shqiptarët për festën e Krishtlindjes.
Ai shkruan se Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, ndërsa urosh shqiptarët që dashuria e Zotit dhe bekimet e tij të jenë në çdo familje shqiptare, sidomos tek ata që po përballen me vështirësi
Postimi i plotë:
GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!
Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit.
“Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.
Dashuria nuk shteron kurrë” – Bibël.
Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë. GËZUAR!