Kthjellime dhe vranësira lokale/ Parashikimi i motit për sot, 25 dhjetor 2025

Shqipëria

Kthjellime dhe vranësira lokale/ Parashikimi i motit për sot, 25 dhjetor 2025

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa vranësirat më të theksuara do të paraqiten në zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin ku më të fokusuara do të jenë në Verilindje – Juglindje duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në orët e para të mëngjesit, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në zonat e bregdetit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi përmanent Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat