BSH, blerje rekord të euros në treg/ Në 9 muaj ka tërhequr 542 milionë euro

Shqipëria

BSH, blerje rekord të euros në treg/ Në 9 muaj ka tërhequr 542 milionë euro

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Banka e Shqipërisë ka blerë 270 milionë euro në treg gjatë sezonit të verës si një masë për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton se vetëm gjatë tremujorit të tretë të vitit që përkon me pikun e sezonit turistik çka sjell më shumë euro në qarkullim Banka Qendrore ka tërhequr 270.50 milionë euro, nga të cilat janë blerë 176.10 milionë euro për të ndalur zhvlerësimin e euros dhe 94.4 milionë euro me qëllim rritjen e rezervës valutore.

Por pavarësiht kësaj ndërhyrjeje në korrik-gusht-shtator monedha europiane vijoi dobësimin dhe  preku vlerat më të ulëta, duke zbritur nën 100 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë në 9 muaj Banka e Shqipërisë ka tërhequr 313 milionë euro, nga tregu valutor me qëllim stabilizimin e kursit euro-lek, por mesa duket efektet kanë qenë minimale pasi zhvlerësimi i euros preku rekorde të reja duke arritur në kufijtë e 98 lekëve.

Ndërkohë vitin e ardhshëm ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë parashikohen të jetë më të forta  ndërsa ka planifikuar  të blejë 350 milionë euro për rritjen e rezervës.

Në kalendarin e ndërhyrjeve për vitin e ardhshëm, banka ka planifikuar 22 ankande, me synim blerjen e 350 milionë euro për të rritur rezervën valutore, rreth 20 milionë euro më shumë se plani i këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat