Kodi Zgjedhor nuk ndryshon/ Analisti Leka: Vendimet e gjykatave zbatohen. Me sistemin aktual, forcohen krerët e partive

Shqipëria

Kodi Zgjedhor nuk ndryshon/ Analisti Leka: Vendimet e gjykatave zbatohen. Me sistemin aktual, forcohen krerët e partive

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 18:40
Martin Leka

Analisti Martin Leka thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi kërkesën e shtatë partive të vogla për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, nuk duhet të diskutohet nga ana juridike.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News se vendimet e gjykatave, zbatohen. Sipas Lekës, me sistemin aktual zgjedhor, është forcuar roli i kryetarëve të partive.

“Nga pikëpamja juridike, nuk është as në aftësinë tonë për ta komentuar, por vendimet e gjykatave zbatohen. Sa për kuptimin politik, vlen të diskutohet. Ky sistem që ne do shkojmë në zgjedhje, vjen pas një marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për Kodin Zgjedhor, kur realisht listat, me sistemin që kemi, ka shumë shanse që nëse përshembull, Partia Demokratike mendohet që do marrë 30 përqind të votave, ose edhe Partia Socialiste, i bie që asnjë nga deputetët të mos zgjidhet direkt nga populli, por nga lista.

Pothuajse 100 deputetë mund të zgjidhen direkt nga lista e dy kryetarëve të partive. Nuk ertdhi shansi për hapjen e listave. Forcohet kryetari i partisë në këto raste. Juridikisht, nuk mund ta komentojmë, thjesht ta zbatojmë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat