Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga parku kombëtar i Valbonës dhe bujtinat alpine, tashmë të mbuluara nga dëbora.
Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës.
Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve.
Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.