Tiranë/ 21-vjeçari përplas policin gjatë detyrës, bie në prangat e policisë! Efektivi mori dëmtime në kokë dhe gjymtyrë

Shqipëria

Tiranë/ 21-vjeçari përplas policin gjatë detyrës, bie në prangat e policisë! Efektivi mori dëmtime në kokë dhe gjymtyrë

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Një 21-vjeçar ra në prangat e policisë pasi përplasi një efektiv gjatë detyrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa polici Skënder Shkurtaj, 30 vjeç ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Burime për gazetaren e Top Channel, Alma Demiraj bëjnë me dije se efektivi i policisë ka marrë dëmtime në kokë dhe në gjymtyrë.

30-vjeçari është duke kryer ekzaminimet e nevojshme pranë shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Traumës.

Mjekët e këtij shërbimi konfirmojnë se efektivi i policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat