Një 21-vjeçar ra në prangat e policisë pasi përplasi një efektiv gjatë detyrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa polici Skënder Shkurtaj, 30 vjeç ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Burime për gazetaren e Top Channel, Alma Demiraj bëjnë me dije se efektivi i policisë ka marrë dëmtime në kokë dhe në gjymtyrë.
30-vjeçari është duke kryer ekzaminimet e nevojshme pranë shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Traumës.
Mjekët e këtij shërbimi konfirmojnë se efektivi i policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.