Ka dalë sot para Gjykatës së Sarandës 48-vjeçarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj 55 vjeç duke e goditur me sëpatë, teksa ai ishte në gjumë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Metoq.
Seanca është zhvilluar rreth orës 12.00, ku në përfundim të saj Gjykata ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.
Në seancën gjyqësore Elvira Tahiraj është mbrojtuar nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti.