Në emisionin “Open” në News24 është debatuar lidhur me protestën e fundit të opozitës. Kjo e fundit pretendon se nga Policia pati provokime dhe akte dhune ndaj protestuesve paqësorë.
Deputetja demokrate Ilda Dhori tha se edhe ndaj saj u ushtrua një formë dhunë duke e mbajtur të izoluar dhe duke mos e lejuar të lëvizë nga vendi. Por gazetari Martin Leka u shpreh se duhet të kesh njohuri për 1996 që të kuptosh se çfarë është dhuna dhe çfarë është përkëdhelja.
Debatet
Ilda Dhori: Protestat e opozitës, ato që kanë qenë në formën e reagimit qytetar, ka pasur presione, ishin drejtuesit e PD-së që kanë ngrënë dhunën e kësaj policie dhe presionet. Faktori kryesor i mosbindjes është presioni, jo numrat. Kanë ushtruar dhunë ndaj meje, ishin police gra, ato që u thirrën nga shefat e tyre. Më rrethuan, nuk më lejuan të lëviz, madje më konsideruan edhe element të rrezikshëm se bllokoja rrugën.
Martin Leka: Vetëm 26 majin e ’96 po të dish, e kupton se çfarë është përkëdhelje dhe çfarë është dhunë.
Anila Basha: Nuk ka më pjesëmarrje të njerëzve në protestat e opozitës. Nuk pashë ndonjë dhunë të tmerrshme në protestë.
Ilda Dhori: Pati provokime nga policia në protestë, kishte policë të armatosur. Deputeti Lefter Gështenja ka publikuar videot.
Anila Basha: Shqipëria po bën atë që kanë dashur të gjithë shqiptarët, integrimin në BE.
Basir Çollaku: Sot jemi në një Shqipëri ku DEA për herë të parë në 35 vjet ka hapur zyrën e saj. Pse e hapi zyrën DEA në Shqipëri?
Anila Basha: Po në Itali dhe Greqi pse e ka?
Basir Çollaku: Se në Itali ka N’dragheta ndaj edhe ka zyrë në Itali.