1,1 mld euro investime të huaja, kryesojnë sipërmarrjet turke

Shqipëria

1,1 mld euro investime të huaja, kryesojnë sipërmarrjet turke

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Deri në muajin shtator, vlera e investimeve të huaja në vendin tonë arriti në 1.1 mld euro. Shifrat tregojnë se investitorët më të mëdhenj këtë periudhë janë Turqia, Italia dhe Holanda.

Vlera e investimeve të huaja ishte 1.1 mld euro në fund të muajit shtator. Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se në 9 muajt e parë të vitit 2024, ato u zgjeruan me 55 mln euro.

Sipas shteteve që bëjnë biznes në vendin tonë, këtë vit Turqia ka dominuar, duke investuar 204 milionë euro, në kompani ndërtimi, energjetikë, industri nxjerrëse dhe sektor financiarë. Pas Turqisë, fluks të lartë investimesh kanë sjellë edhe Italia e Holanda, në vlera që kapërcejnë 100 mln euro.

Projektet e investitorëve me kapital nga jashtë gjatë këtij viti janë përqendruar më së shumti në sektorin e pasurive të paluajtshme, si në ndërtim, ashtu edhe në shit-blerje pronash. Transaksionet në tregun imobiliar këtë vit arritën në 270 mln euro, nga 220 që u regjistruan në vitin 2023.

Interes të shtuar për biznes, ndërmarrjet me kapital të huaj kanë shfaqur edhe në sektorin bankar dhe në industrinë nxjerrëse e përpunuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat