Të dhurosh gjak, është dhurata më e çmuar për fëmijët talasemikë, në këtë prag fundviti.
Një dhuratë të tillë e bënë për fëmijët, besimtarët e Vëllazërisë Ungjillore në Elbasan. Ky dhurim sipas përfaqësuesve të këtij besimi bëhet jo vetëm si dhuratë për fëmijët talasemikë, por edhe për t’u treguar se nuk janë vetëm.
“Është një traditë e bukur që ne e kemi bërë me kishat ungjillore të Qarkut të Elbasanit për të dhënë shpresë, dashuri fëmijëve. Për t’u thënë që nuk janë vetëm, ashtu si perëndia nuk na brakti”, tha pastori – Ilirian Gjoni.
Për mjeket, dhe drejtuesit e Kryqit të Kuq të dhurosh gjak, lëngun jetik për njerëzit talasemikë, nuk ka dhuratë me të çmuar, jo vetëm në këtë prag festash, por gjithmonë.
“Ne mund të themi që kemi një situatë të qëndrueshme për sa i përket dhurimeve të gjakut, sepse njerëzit tashmë ne i shohim që më janë me te sensibilizuar. Edhe në prag festash ata bashkohen me frymën për të dhuruar dhe për të bërë dhuratën e jetës. Dhe ku ka më bukur që në këtë prag festash njerëzit të bëjnë një dhuratë kaq të çmuar për njerëzit me talasemi, të dhurojnë diçka nga vetja e tyre që është gjaku, lëngu jetik”, u shpreh Viola Shano, shefe ë Qendrës Kombëtare të Trasfuzionit të Gjakut Tiranë.
Mjekët thonë se ka një rënie të personave të regjistruar me talasemi në vitet e fundit. Por ende nevojat për gjak nuk plotësohen. Secili prej nesh, mund të bëhet heroi i dikujt, duke dhuruar gjak.