'Hajduti' tallet përsëri me SPAK, i krahason me punonjës të gjendjes civile, dhe i tregon dhëmbët Ramës: Më kanë ngritur kurth

Shqipëria

'Hajduti' tallet përsëri me SPAK, i krahason me punonjës të gjendjes civile, dhe i tregon dhëmbët Ramës: Më kanë ngritur kurth

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 20:23
Erion Veliaj

Edhe pse ngriti gjithë administratën e bashkisë për t’i dalë në mbrojtje në dyert e SPAK, Erion Veliaj nuk e ndali dot furtunën e qytetarëve të cilët i zunë pritë në dalje dhe ia plasën në sy me thirrjet, “hajdut, hajdut, hajdut..”.

Për të shmangur pritjen që iu rezervua para kamerave, pronari i inceneratorit të Tiranës dhe kompanisë 5D premtoi se do flasë nga mbledhja e Këshillit Bashkiak për të treguar për çfarë u thirr sot Prokurorinë e Posaçme.

Por si gjithmonë Veliaj ka mashtruar dhe nuk ka thënë asgjë për dëshminë e tij në SPAK, përveçse ka tallë përsëri SPAK-un duke duke thënë se do të shkoj sa herë ta thërrasin, ata e kanë adresën e shtëpisë time, duke i trajtuar si punonjës të gjendjes civile.

Por, gjithësesi nuk mbuloi dot zverdhjen në fytyrë, më buzët që i dridheshin, Erion Veliaj nuk ka lënë pa i nxjerrë dhëmbët Edi Ramës duke nënkuptuar se ai është personi që i ka ngritur kurth hajdutit të Tiranës.

Fjala kurth përdoret për njerëzit e tu dhe jo për armiqtë, pasi me armiqtë je gjithë kohën në luft, ndaj edhe Veliaj foli për kurthe duke iu drejtuar padronit të tij Rama, të cilin nuk është hera e parë që e kërcënon publikisht.

“Iu detyrohem një sqarim për bashkëpunimin midis meje dhe SPAK sot paradite. Si kryetar i Bashkisë dë më lini ta bëj këtë sqarim për të gjithë ata qytetar që duan ta dëgjojnë.

Jam denoncuar në mënyre anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, i cili është një personazh që nuk ekziston, e dimë çfare emri dhe kulture lincuese përfaqëson ky stil. është nje kurth i sajuar.

Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer mallin e letrave anonime.

Disa që nuk na mundin dot në zgjedhje e që nuk na mundin dot në betejë kthehen në zanatin e letrave anonime.

Nesti Angoni nuk ekziston dihet se kë përfaqëson. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim të gjithë regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi që është një kurth i sajuar.  Kam qenë bashkëpunues. Do ishte shqetësuese që kryetari i Bashkisë edhe për kurthe anonime nuk paraqitet.

E di gjithë Tirana ku jetoj unë. E di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha përpara zgjedhjeve, ku vazhdoj pas zgjedhjeve dhe ku do jem deri në fund të kësaj detyre. 

Unë hyj tek ajo rracë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut SKAP kur nuk i intereson dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vetë...";- tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat