''Abuzim me detyrën'', Erebara: Veliaj pranoi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të personit që ka kryer kallëzim për të

Shqipëria

''Abuzim me detyrën'', Erebara: Veliaj pranoi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të personit që ka kryer kallëzim për të

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 20:29
Erion Veliaj

Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se kryetari i bashkisë pranon pa kurrfarë teklifi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të të dhënave për personin që ka kryer kallëzim për të dhe se kjo deklaratë do mjaftonte për të ngritur një akuzë të re për abuzim me detyrën

Postimi:

Interesante shumë që kryetari i bashkisë pranon pa kurrfarë teklifi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të të dhënave për personin që ka kryer kallëzim për të.

Në një situatë tjetër, në një vend normal, kjo deklaratë do të mjaftonte për ngritur një akuzë të re për abuzim me detyrën.

Kjo tregon gjithashtu se sa shumë respekt kanë socialistët për të dhënat tona personale sa nuk ngurrojnë ta bëjnë publike faktin që shfrytëzojnë, në shkelje të ligjit, asetet shtetërore për hallet e veta dhe vjedhin të dhënat personale, të cilat vijojnë të mbeten pronë private e qytetarit përkatës pavarësisht se grumbullohen nga shteti për qëllime të caktuara speficikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat