Qeveria miraton ndryshimin e ri, pension të veçantë personalieteve të fushës së artit dhe sportit

Shqipëria

Qeveria miraton ndryshimin e ri, pension të veçantë personalieteve të fushës së artit dhe sportit

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 22:26
Qeveria e Shqipërisë

Qeveria ka miratuar vendimin për një pension të posaçëm që do t’u jepet disa personalieteve të fushës së artit dhe sportit.

Sipas vendimit të marrë sot ky do t’u jepet shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar  dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Emrat:

1-Arqile Lipe
2- Florinda Mazreku
3-Marjana Leka
4-Zef Çoba
5- Suzana Turku
6-Ilir Pojani
7-Haxhi Ballgjini
8- Bashkim Hoxha
9-Sulejman Mema
10-Andrea Marko
11-Robert Kuqo
12-Bujar Luca
13-Pjerin Bushati
14- Shpëtim Kushta
15- Skënder Gjondedaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat