Gruaja vret burrin në Sarandë/ Psikologia: Njerëz që vuajnë nga psikozat, problemet e shëndetit mendor duhen trajtuar

Shqipëria

Gruaja vret burrin në Sarandë/ Psikologia: Njerëz që vuajnë nga psikozat, problemet e shëndetit mendor duhen trajtuar

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 23:12
Psikologia Aurela Agalliu

Saranda u zgjua mëngjesin e sotëm me lajmin tragjik ku një grua ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e tij teksa flinte gjumë.

Psikologia Aurela Agalliu u shpreh për ‘360 gradë’ se autorja vuan nga probleme të shëndetit mendor, të cilat i etiketoj me termin ‘psikozat’. Sipas saj, ky rast vjen nga një familje vulnerabël me probleme ekonomike dhe se çdo problem që i përket shëndetit mendor duhet të konsiderohet si problem serioz.

“Në kushtet ku ka ndodhur krimi edhe nga vetë mënyra si ka ndodhur, është e qartë që kemi të bëjmë me një personazh që vuan nga shëndeti mendor, përsa kohë i është nënshtruar mjekimit të detyrueshëm. Është konkluduar që nuk kemi të bëjmë me një personazh që ka vuajtur nga dhuna apo probleme të tjera.

Fakti që ka marrë mjekim të detyrueshëm i është nënshtruar disa testeve mjekësore. Problem është që kur kemi të bëjmë me këta individë dhe kryesisht njerëz që kryejnë këto krime gjakftohta vuajnë kryesisht nga psikozat. Ka një problem që nuk mund ta shpreh sepse shprehja e një diagnoze është një shkelje profesionale. Për të dalë në diagnozë, duhet studiuar rasti dhe të jesh pjesë e një ekipi. Ajo që do të thoja është mënyra sesi perceptohen problemet e shëndetit mendor. Kemi të bëjmë me një familje vulnerabël që ka probleme ekonomike dhe nuk e ka ndihmuar dot bashkëshorten. Ka disa probleme që duhen parë. Po punohet nga profesionistë me video sensibilizuese dhe trajnime dhe nuk bëhen kot sepse njerëzit duhet të konsiderojnë problemet e shëndetit mendor si çdo problem tjetër. Kemi edhe banorë që e kanë konstatuar dhe kanë parë situatat dhe s’mund të kemi një manipulim të rastit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat