Ish-deputeti Belind Këlliçi ishte thirrur këtë të enjte në SPAK pasi avokati Idajet Beqiri ka bërë një kallëzim ndaj tij për falsifikim diplome.
Pikërisht për të folur për këtë ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” juristi Ylli Manjani i cili tha se kjo vjen si pasojë e gjykimit me në bazë “llafet”.
Ai tha se edhe nëse Këlliçi nuk ka diplomë, kjo nuk ka pse të diskutohet pasi ligji e lejon të jetë edhe pa shkollë.
“Ajo që unë kam kohë që e them është ai gjykimi moral, apo gjykimi mbi bazë llafesh. Kjo gjë është shtuar për fat të keq në drejtësinë e sotme.
Unë po e marr të mirëqenë që diploma e Blind Këlliçit është false. E çfarë pastaj? Të jesh në politik e të bëhesh deputet, nuk ka nevojë të kesh diplomë. Nuk ka asnjë rregull të shkruar që duhet të tregosh që je me shkollë. Mund të jesh pa shkollë dhe ligji të lejon të jesh në politik”,-tha Manjani.