Gazetarja Anila Hoxha këtë mbrëmje në një studio televziizve ka deklaruar se pozita e Ilir Beqajt, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj është e rënduar.
Ajo tha se me provat e administruar SPAK duhet të ricilësojë veprën penale sepse me këto prova ata kanë krijuar grup kriminal për të përvetësuar fondet.
“Ilir Beqaj dhe Rrjepaj, janë të parët funksionarë të nivelit të lartë që kanë dhe akuzë të kësaj kategorie, të grupit kriminal, që është më e rënda”, u shpreh gazetarja e Top Channel.
“Se çfarë do të ndodhë në vijim, këtë do ta shohim në Gjykatën e Posaçme”, theksoi ajo.