Belind Këlliçi në SPAK/ Avokati Petraj: Dukej shumë i shqetësuar, ja çfarë mund të fshihet

Shqipëria

Belind Këlliçi në SPAK/ Avokati Petraj: Dukej shumë i shqetësuar, ja çfarë mund të fshihet

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 00:11
Edmond Petraj

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Kelliçi dha dëshminë e tij këtë të enjte në Prokurorinë E Posaçme. Ai dha sqarime në lidhje me një kallëzim të regjistruar në SPAK me dyshimin se ka falsifikuar diplomën e gjimnazit dhe ka kryer deklarim të rremë.

Lidhur me këtë ka folur në emisionin “360 Gradë”, avokati Edmond Petraj, i cili u shpreh se Këlliçi u duk shumë i shqetësuar. Ai theksoi se mund të fshihet ndonjë hetim themeli, që me përfundimin e hetimeve do të zbardhet e vërteta.

Sakaq, avokati hodhi hipotezën se Këlliçi mund të jetë në hetim për financim të paligjshëm.

 “Këlliçi mu duk shumë i shqetësuar dhe ka mundësi t’i ketë filluar ndonjë hetim themeli. Mbajeni mend këtë që po ju them. Në mënyrë si e lexoi unë atë që ai e shprehu, mendoj se është më e thellë se kaq.

Ka një hetim themeli, për pjesën e fushatës zgjedhore dhe më tej.

Ai mbajeni mend dhe këtu dalim. Shumë shpejt do të përfundojnë hetimet. Ai është në hetim për financim të paligjshëm, përderisa tha për Trump.

Po ta analizoni veprimtarinë e Këlliçit nuk e ka të shtrirë. Ai ka vetëm pikën kulmore, fushatën elektorale”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat