Armand Shkullaku: SPAK nuk zbërthen skemën e Inceneratorit

Shqipëria

Armand Shkullaku: SPAK nuk zbërthen skemën e Inceneratorit

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 00:19
Gazetari Armand Shkullaku

Gazetari Armand Shkullaku ka akuzuar SPAK se nuk ka shkuar ende tek strumbullari i korrupsionit, që sipas tij është kryeminstri Edi Rama.

Sipas Shkullakut Edi Rama nuk jep një leje pallati pa njohur studion që e ka projektuar dhe jo më të ju japë 430 mln euro tre njerëzve që nuk i njeh.

‘Nuk ka rëndësi se ku ndodh arrestimi. Kur them një njeri në detyrë ka kuptim tjetër. Pse e kam futur unë Lefter Kokën edhe Alqi Bllakon për inceneratorët në burg. Ne e dimë skemën e inceneratorëve dhe unë pres që SPAK, të kenë aftësinë që të zbërthejnë skemën, që unë e di, por të ua thonë shqiptarëve.

Nuk ka shqiptar nga Tropoja në Sarandë që nuk e di që kjo nuk është punë e Lefter Kokës dhe Bllakos. Këta na marrin për budallenj, këta e kanë bërë. Ku ka ditur gjë Edi Rama. Dalin dhe analistët pro Ramës dhe thonë, besojini drejtësisë ç’punë ka Rama me këtë punë.

Bëhet tender dhe jepen pa garë 400 e ca milionë euro tre njerëzve të panjohur. Edi Rama një leje pallati nuk e jep po nuk qe një studio që ta njohë dhe ndërkombëtare dhe jo 430 mln euro.

Kishte fuqi Lefter Koka që brenda një dite të bënte 17 vendime, të bënte negocime, të bënte kontratën, ta firmoste të ja jepnin Stella Gugallës dhe të merrte lekët dhe te fillonte ndërtimin.

Unë them më zbërthe skemën, te Rama mos shko po deshe po nuk mund të më shesësh mua Alqi Bllakon dhe Ilir Beqjan si ideatorët e korrupsionit në Shqipëri, se e dimë kush e mori tenderin e check up dhe kush e mori tenderin e sterilizimit.

Akuzën kur e ngre SPAK të mos thotë shpërdorim detyre’, tha Armand Shkullaku në Syri TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat