Masat për linë e majmunit, Tomini: Nuk kemi ende asnjë rast të infektuar në Shqipëri

Shqipëria

Masat për linë e majmunit, Tomini: Nuk kemi ende asnjë rast të infektuar në Shqipëri

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Shqipëria nuk ka patur asnjë raste të dyshuar për linë e majmunit deri më tani. Drejtoresha e ISHP Eugena Tomini, konfirmon se sistemi alert është aktivizuar që prej gushtit kur OBSH e shpalli mpox një emergjencë shëndetësore.

“Deri në këto momente ne nuk kemi asnjë rast ët konfirmuar, por padiskutim që kujdesi përkundrejt higjienës, kontakteve të ngushta, kontakteve seksuale me shumë partnerë apo edhe elementë të tjerë të rriskut duhen patur kujdes”,-tha Eugena Tomini drejtore e ISHP

Por kur rastet e impotuara janë tashmë edhe më afër vendit tonë, Tomini kërkon të bëhet kujdes por jo panik.

Tomini siguron se institute i shëndetit publik ka gjithë kapacietet e nevojshme për përcaktimin e diagnozës laboratorike, ndërsa mjekët janë trajnuar për të identifikuar çdo rast të dyshuar. ISHP disponon dhe 100 vaksina kundër MPOX që do të përdoren në rastet e kontakteve të personave që mund të infektohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat