Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Shqipëria

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 20:38
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale Rama ndau një fotoalbum nga kjo pritje, ku gjatë fjalës së tij theksoi se “Shqipëria  kremton aleancën dhe miqësinë e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kryeministri siguroi se “Shqipëria do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për integrimin duke nxitur paqen dhe duke bashkëpunuar përmes dialogut me këdo”.

Në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, Rama theksoi se “ky ka qenë një vit shënjues për Shqipërinë”.

Rama uroi që “viti i ri të bëjë të fluturojmë sërish, pa asnjë vonesë, për hapjen e të tjerë grupkapitujsh, për t’iu përmbajtur objektivit shumë ambicioz që kemi vendosur bashkë me Komisionin e BE-së për t’i mbyllur bisedimet në fund të vitit 2027″”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat