Një shofer makine është ndëshkuar nga policia rrugore, pasi qarkullonte me një shpejtësi të çmendur prej 202 km/h në rrugën Peqin-Elbasan.
Sipas njoftimit, drejtuesit e mjeteve që kanë ecur me shpejtësi të lartë janë ndëshkuar me masa maksimale dhe heqje 8 pikë nga patenta.
Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Shpejtësia vret jetën! 198 km/h deri në 202 km/h në aksin rrugor Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, ku trafiku është ende shumë i lartë.
Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
⚠️ Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.
💡 Kujtoni gjithmonë: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.
🏠 Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi.
Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.
#KontribuoDheTiNëSigurinëeJetës 🚦”, njofton Policia Rrugore.