Avokati Idajet Beqiri thotë se Belind Këlliçi nuk ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka falsifikuar diplomën, ndaj dhe ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Këlliçi nuk ka deklaruar të ardhurat
“Lidhur me problemin e dënimeve të miat, do doja të më merrnit një ditë, t’i shpjegoj me hollësi. Janë kundër Serbisë, të gjitha ato veprimet që kam bërë. Në kohën e monizmit, është tentuar që unë të burgosesha dhe të pushkatohesha. Isha i ri në moshë, kur doli grupi armiqësor i naftës në Patos, u konsiderova bashkëpunëtor. Isha student. Nuk mbeti akuzë pa m’u drejtuar mua. Duhet kohë e gjatë. Jam shpallur non grata në Serbi për 10 vjet. Jam dënuar 20 ditë me Moikom Zeqon, nga serbët, pasi dënuam trafikun e karburantit të Sali Berishës. Dolëm të pafajshëm dhe erdhëm në Shqipëri.
Belindi, sa të merret me këtë problem, të mos bëjë biografinë time. Historia flet, edhe janë të shkruara gjërat. Belindi të mos merret me këtë, por me faktet. Unë, Belind Këlliçin, në kallëzimin penal që kam bërë, kemi të bëjmë me një të ri. Imagjino të zëvendësojë ky Sali Berishën. Duke qenë i tillë kjo garniturë e re, njerëz të kësaj natyre shkojnë jo të pastër. Ky nuk ka mbaruar shkollën e mesme. Ky nuk ka mbaruar shkollën e mesme. As në Amerikë nuk e ka mbaruar. Është falsifikim i hapur që është bërë. Unë e kam ngritur edhe këtë akuzë. Është falsifikimi i dokumentit, por nga ana tjetër, ka bërë deklarim të rremë, kur kandidonte për kryetar bashkie. Nga ana tjetër, për pasurinë e tij, ai nuk ka deklaruar të ardhurat e tij. Ku i gjeti paratë që bëri foton me Donald Trump? Bëri fushatë si kandidat për kryetar bashkie. Kush ia dha paratë? E di të cilët janë oligarkët. Ata nuk ia dhanë Belindit, ia dhanë Sali Berishës. Belindi, më të rëndën, ka që edhe ai, u nda nga bashkëjetuesja”, theksoi ai.