Mendimi për Fatos Nanon? Berisha: Ruante në thellësinë e ndërgjegjes…

Shqipëria

Mendimi për Fatos Nanon? Berisha: Ruante në thellësinë e ndërgjegjes…

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 00:11
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një interviste televizive këtë të premte, ka shprehur mendimin e tij për ish-liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Berisha theksoi se, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, Nano tregoi një cilësi të rëndësishme si politikan, respektimin e verdiktit të qytetarëve.

“Mendimet e mia për Nanon kanë qenë të shumta, por Fatos Nano faktoi se, pavarësisht faktit që ai e vlerësonte veten si i papërgjegjshëm dhe i tillë ishte, ruante në thellësinë e ndërgjegjes së tij si politikan gjënë më të çmuar, vendimin për të respektuar verdiktin e qytetarëve”, tha Berisha.

Sipas tij, kjo cilësi e dallon një politikan të përgjegjshëm nga ata që nuk respektojnë vullnetin e popullit.

“Një politikan mund të ketë shumë anë pozitive dhe shumë anë negative, por më i keqi i të këqijave është ai që bën gjithçka për të mos respektuar verdiktin e qytetarëve. Në historinë tonë kemi pasur Enver Hoxhën dhe Edi Ramën.”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat