Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.
Sipas parashikimeve pritet të ketë Mjegull të dendur dhe mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Prezencë e ngricave parashikohet të ketë gjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 12-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.