Mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar avokati Erald Aga.
Ai ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën se si duhet të funksionojë administrimi i ambienteve të përbashkëta, duke theksuar se administratori i pallatit nuk është pronar, pavarësisht se shumica sillen si të tillë, dhe se janë punonjës që duhet t’u shërbejnë banorëve të pallatit.
Avokati u shpreh se me ligjin i cili është miratuar në vitin 2009, parashikohet skema se si kryhet zgjedhja e administratorit e deti tek detyrat specifike të tij.
“Ka një ligj të 2009 për administrimin e sipërfaqeve të përbashkëta.
Administrimi do të thotë që çdo pronar që ka një apartament apo edhe qiramarrës, kjo quhet sipërfaqe takuese, banorët mbledhin dhe krijojnë Asamblenë e bashkëpronarëve që caktojnë administratorin. Më pas caktohet edhe kryesinë, që ishte 3-5 persona dhe i japin kompetencë.
Asambleja cakton detyrat e administratorit dhe kostot e secilit shërbim.
Ajo që ndodh deri tani, është që administratorët sillen si pronar kur në fakt janë punonjës që duhet tu shërbejnë banorëve.
Ai ka detyrimin çdo tremujor të raportojë tek banorët çfarë ka bërë. Deri tani administratori nuk lëshon fatura nuk tregon libër shitjeje dhe nuk kryen as krijimin e një fondi rezervë.
Reklama që vendosen në pallate, duhet të paguhet një tarifë që normalisht do i shkonte çdo pronari. Këto para duhet të mblidheshin të shkonin në fondin rezervë që të përdoreshin në momentin që do të kishte probleme si psh prishja e pompës apo ashensorit”, u shpreh avokati.
Aga ka dhënë detaje edhe në lidhje me propozimin e ri ligjor, të kësaj fushe,
Avokati sqaroi se parashikohet se në rast se nuk paguhet tarifa e administrimit, vendoset fillimisht një gjobë, por kur kalon një periudhë 6 mujore që tarifa nuk paguhet, mund të arrijë deri në hipotekimin dhe bllokimin e apartamentit.