Është zhvilluar të premten mbledhja e fundit e këshillit të bashkisë së Vlorës me fokus miratimin e buxhetit për vitin 2025 dhe projektbuxhetin afatmesëm 2025-2027.
Që në nisje këshilltarët demokratë e kanë quajtur këtë buxhet tërësisht si buxhet i pagave të administratës. Kreu i këshilltarëve demokratë Atird Hoxha ka lajmëruar votën e tij kundër.
Me vetëm votat e mazhorancës Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar buxhetin për vitin 2025 dhe projektbuxhetin afatmesëm 2025-2027.Buxheti i vitit 2025 kap vlerën e 3.7 milionë euro ku rreth 8 miliardë lekë janë planifikuar për investime
Në mbledhjen për miratimin e buxhetit. Kryetari Ermal Dredha theksoi se procesi me automjetet që kanë mbetur në doganën e Durrësit është në fazën e përfundimit. Sipas tij, tashmë janë duke u mbyllur detajet e fundit për faturat e këtyre automjeteve, të cilat do të vendosen në punë . Dredha bëri të ditur se puna do të fillojë që në muajin janar në Sherisht.
Në këtë takim, u diskutua gjithashtu dhe për shpalljen e tenderit për menaxhimin e Fushave të Mbetjeve nga KFV Kryetari Dredha njoftoi se ky tender do të realizohet shumë shpejt, për menaxhim e mbetjeve ne Vlorës dhe Orikum.