Debate për buxhetin e Vlorës, votohet nga socialistët edhe projekti për mbetjet/ PD: Ky është…

Shqipëria

Debate për buxhetin e Vlorës, votohet nga socialistët edhe projekti për mbetjet/ PD: Ky është…

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 12:21
Atird Hoxha

Është zhvilluar të premten mbledhja e fundit e këshillit të bashkisë së Vlorës me fokus miratimin e buxhetit për vitin 2025 dhe projektbuxhetin afatmesëm 2025-2027.

Që në nisje këshilltarët demokratë e kanë quajtur këtë buxhet tërësisht si buxhet i pagave të administratës. Kreu i këshilltarëve demokratë Atird Hoxha ka lajmëruar votën e tij kundër.

Me vetëm votat e mazhorancës   Këshilli Bashkiak i Vlorës  ka miratuar buxhetin për vitin 2025 dhe projektbuxhetin afatmesëm 2025-2027.Buxheti i vitit 2025 kap vlerën e 3.7 milionë euro ku rreth 8 miliardë lekë  janë planifikuar për investime

Në mbledhjen për miratimin e buxhetit. Kryetari Ermal Dredha theksoi se procesi me automjetet që kanë mbetur në doganën e Durrësit është në fazën e përfundimit. Sipas tij, tashmë janë duke u mbyllur detajet e fundit për faturat e këtyre automjeteve, të cilat do të vendosen në punë . Dredha bëri të ditur se puna do të fillojë që në muajin janar në Sherisht.

Në këtë takim, u diskutua gjithashtu dhe për shpalljen e tenderit për menaxhimin e Fushave të Mbetjeve nga KFV Kryetari Dredha njoftoi se ky tender do të realizohet shumë shpejt, për menaxhim  e mbetjeve ne Vlorës dhe Orikum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat