Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 9-mujorin e vitit 2024 Italia renditet në investitorin e dytë më të madh, pas Turqisë, me 148 milionë euro.
Ato kryesojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë tonë si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, investimet italiane u rritën me 3,5 %.
Shqipëria dhe Italisë, vitet e fundit kanë zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke mundësuar për rritjen e mëtejshme të investimeve italiane në vendin tonë.