Tiranë/ 21-vjeçarja shkon me urgjencë në spital: Ja kush më goditi me sende të forta

Shqipëria

Tiranë/ 21-vjeçarja shkon me urgjencë në spital: Ja kush më goditi me sende të forta

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Një 21-vjeçare është paraqitur në spital, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Ajo ka deklaruar se është dhunuar me sende të forta nga një person.

“Më datë 27.12.2024, rreth orës 23:40, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasja 21 vjeçe, e cila deklaron se tek rruga Gjon Buzuku, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat