Një 21-vjeçare është paraqitur në spital, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Ajo ka deklaruar se është dhunuar me sende të forta nga një person.
“Më datë 27.12.2024, rreth orës 23:40, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasja 21 vjeçe, e cila deklaron se tek rruga Gjon Buzuku, është goditur me sende të forta nga një shtetas i identifikuar si K.K”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.