Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi këta shtetas në bashkëpunim kanë kanosur me thikë dy persona dhe u morën celularët.
Personi i shpallur në kërkim rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”.
Këta shtetas në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, nën kërcënimin e një thike, kanë kërcënuar dy shtetas, duke ju marrë telefonat, dhe më pas janë larguar me një automjet tip benz.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe arrestuar njërin prej autorëve dhe vijon puna intensive për kapjen e autorit tjetër i cili braktisi automjetit dhe u largua me shpejtësi në këmbë.
Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi automjetin tip benz i përdorur nga autorët e ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.