Humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës, Gjekmarkaj rrëfen momentin: Rezistova disa minuta, por…

Shqipëria

Humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës, Gjekmarkaj rrëfen momentin: Rezistova disa minuta, por…

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 17:19
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka treguar për herë të parë detaje rreth momentit gjatë protestës së opozitës, kur humbi ndjenjat pas ndërhyrjes së forcave të policisë.

Agron Gjekmarkaj: Se kisha menduar qe mund të ndodhte, se ishim protestues paqësor. Në atë moment isha në zonën e Pallatit me shigjeta, isha i shoqëruar më punonjësin e Gardës, i cili më shoqëron si Nënkryetar i Kuvendit.

Besoj se nga pas është një urdhër politik, se di nëse e ka dhënë ministri i Brendshëm, Rama apo Drejtori i Policisë. Filluan me shtyrje, u lidhen me njëri-tjetrin dhe shtyjnë me parzmoret e tyre. Në fillim i thash me shaka “nuk jam tip që frekuentoj palestra”, ia thash me të qeshur. Nga e qeshura kaluan në situatë serioze. Unë rezistova disa minuta, se nuk doja të ikja nga aty. Policia duke ndërhyrë në këtë mënyrë nuk largojnë njerëzit, se ata dalin nga krahu tjetër. Është një formë presioni për të dekurajuar njerëzit. Unë isha me njerëzit e mi, të Lezhës, Mirditës.

Ndjeva ngadalësimin e frymëmarrjes, në momentin që më tërhoqën nga turma e policëve, humba ndjenjat. Nuk e di sa kohë ka zgjatur, ata që ishin aty më thanë për disa minuta. Më pas më çuan në Spital.

Ishte fyese deklarata ë policisë, se thanë që iku. Unë nuk ika, as në kafe as në shtëpi, ika në spital. Ajo që ndodhi nuk është se unë vuaj nga ndonjë shqetësim shëndetësor, por ishte derivat i presionit fizik që ushtri policia. Reagimin pas ngjarjes e bëra sepse u ndjeva i fyer nga reagimi i policisë që mu duk manipulim. Jo të gjithë policët u sollën njësoj. Për dy tre ditë kam pasur një gjendje aritmie, një luhatje tensioni, dhimbje koke. Unë do të jem gjithmonë një protestues paqësor, do t’i bashkohem njerëzve, do jem në protestë në Tiranë dhe kudo tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat