Trafiku ka qenë sërish shumë i rënduar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë vargje të gjata makinash të ngecura në trafik.
Sipas Google, radha e makinave është për 4.7 km, dhe qytetarët kanë qëndruar në makina për gati një orë pa lëvizur.
Kjo situatë është bërë më e shpeshtë në këto ditë të fundit të vitit, kur fluksi i automjeteve është rritur për shkak të lëvizjeve të shpeshta. Edhe pse ky aks është zakonisht i ngarkuar, duket se këto ditë janë më problematike për qarkullimin.