SPAK-u, 4 akuza ndaj Veliajt/ Teliti: Nuk kemi arritur rezultatin final, zbrazjen e zyrës kryebashkiakut. Politikisht i vdekur

Shqipëria

SPAK-u, 4 akuza ndaj Veliajt/ Teliti: Nuk kemi arritur rezultatin final, zbrazjen e zyrës kryebashkiakut. Politikisht i vdekur

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 21:38
Ilustrim

SPAK ka ngritur 4 akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Për të folur për këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", në një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte anëtari i këshillit bashkiak, Dorian Teliti.

"Ende nuk kemi arritur në rezultatin final, që është që zyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, clirohet nga kryetari aktual dhe i hapet rruga zgjedhjeve të lira e të ndershme për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Jemi në fazat finale. 4 akuzat e ngritura ndaj Veliajt janë akuza të rënda. Janë akuza të cilat ngarkojnë atë vetë personalisht dhe njerëzit e afërt fatkeqësisht. Në fund të fundit janë gabime që i kanë bërë vetë ata, nuk i ka detyruar njeri. I ngarkojnë me akuza që fillojnë që nga "shpërdorimi i detyrës" e deri tek "korrupsioni".

Jemi në një situatë ku qytetari i parë i kryeqytetit të vendit, që aspiron për t'u intergruar në vitet e ardhshme në BE është nën 4 katër akuza, njëra më e keqe se tjetra.

Ne do të donim që kryetari i Bashkisë të kishte bërë një hap dinjitoz, të largohej. Të paktën në këtë fazë finale të kishte dhënë dorëheqjen sepse e di që nuk ka më shpëtim politik për të. Politikisht, Erion Veliaj është një person politik i vjetër. Vrasjen finale, thikën në zemër ja kanë ngulur ata vetes së tyre", u shpreh Teliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat