Kush e denoncoi Erion Veliajn?! Bregu: Është shitur nga brenda

Shqipëria

Kush e denoncoi Erion Veliajn?! Bregu: Është shitur nga brenda

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 21:45
Erion Veliaj

Pedagogu Zylyftar Bregu tha në emisionin Review në Euronews Albania se Erion Veliaj është denoncuar nga person që ka lidhje me pushtetin.

Sipas tij, që SPAK të marrë në konsideratë një kallëzim anonim duhet të ketë prova dokumentare, të cilin në rastin e Veliajt duket se i ka dhe ato mund të jenë përgatitur vetë nga një ‘qendër pushteti’.

“Deklarata e sotme e Ramës thotë hetimi nuk të bën të fajshëm, e ka bërë këtë deklaratë sot se në opinionin publik shqiptar ka vluar një qëndrim, që unë mendoj se është i bazuar, se Veliaj është shitur nga brenda. Denoncimi është bërë nga një anonim, ky person nuk ekziston në bazë të gjendjes civile.

Një kallëzim anonim nuk merret në konsideratë, vetëm kur ka prova të dokumentuara. SPAK që tregon kujdes të posaçëm për një kallëzues anonim për mua ka një mbështetje politike, dhe e dyta provat dokumentare që kërkojnë një qendër pushteti për t’i përgatitur. Dosja ka vajtur me prova, që do të thotë që ato prova i ka përgatitur, për mua, një qendër pushteti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat