Vasili: Erion Veliaj dhe narkostandarti i SPAK-ut, turizëm kur ke faj, dhe burg kur s'ke faj!

Shqipëria

Vasili: Erion Veliaj dhe narkostandarti i SPAK-ut, turizëm kur ke faj, dhe burg kur s'ke faj!

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 21:46
Petrit Vasili/ Erion Veliaj

Deputeti Petrit Vasili ka reaguar lidhur me ikjen nga Shqipëria të kryebashkiakut nën hetim për 4 vepra të dyshuara penale, Erion Veliaj.

REAGIMI I VASILIT

Veliaj merr avionin dhe bredh siç do megjithëse SPAK deklaron se ai hetohet për katër akuza korrupsion pasiv, korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, gjithashtu ai vazhdon të jetë në zyrë dhe të prishë prova përditë e të firmosë tendera e para publike me qindra milionë euro përditë

Ndërsa Berisha izolohet në arrest shtëpie 333 ditë dhe i merret pasaporta e Meta rrëmbehet kriminalisht nga gangsterët e SPAK dhe policisë. Qoftë për Meten ashtu edhe për Berishën ka zero dokumente, fakte dhe prova dhe ata as nuk kane asnjë funksion shtetëror e nuk kanë asnjë akses ne dokumentet shtetërore.

Udhëtimi i sotëm i Veliajt është vdekja përfundimtare e SPAK-ut me regji, qe ka privatizuar ligjin duke e kthyer nga njera anë në llastik, që hapet pa fund për Veliajn e Ramën dhe nga ana tjetër në zinxhirë për Metën dhe Berishën.

Asnjë njeri i vetëm nuk e beson më SPAK-un pas largimit sot serbes serbes të Veliajt drejt Amerikës.

Edhe njeriu më i fundit kupton se SPAK nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën, ligjin dhe paanshmërinë e barazinë përpara ligjit.

Edhe shqiptari më i thjeshtë e ka të qartë se SPAK është pulë perpara Ramës dhe Veliajt dhe gjel me opozitën.

Edhe individi më indiferent e ka formësuar brenda vetes se SPAK është pronë e Ramës, gjymtyre dhe mburojë e tij pa asnjë lidhje me mbrojtjen e interesit e parave publike dhe ligjshmërisë në këtë vend.

Turizem kur ke faj dhe burg kur s'ke faj ky është narkostandarti i SPAK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat