Ilir Alimehmeti, anëtar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka reaguar për hetimin e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke theksuar se drejtësia është e vonuar në këtë rast.
Ai e cilëson hetimin si një dosje të turpit të Tiranës, duke e lidhur me keqadministrimin e parave publike dhe investimet që, sipas tij, kanë shkuar në duar të pastra dhe për projekte të dyshimta, si inceneratorët që nuk ekzistojnë.
Alimehmeti ka theksuar se qytetarët po mbajnë barrën e taksave të larta, por përfitimet dhe shërbimet që ata marrin janë minimale. Sipas tij, paratë që merren nga xhepat e qytetarëve për t’u kthyer në shërbime për ta, shpërndahen për drejtuesit e administratës së Veliajt, duke përmendur veçanërisht përfitimet nga projektet që kanë mbetur në faza të pasuksesshme.
Ai ka shtuar se vonesa në ndjekjen e këtyre çështjeve është një problem, pasi paratë janë zhdukur dhe ndihma e vonuar nuk mund të sjellë kthimin e këtyre fondeve. Për Alimehmetin, vonesat janë të gabueshme, pasi ndihmojnë në humbjen e fondeve publike dhe nuk ofrojnë një mesazh të qartë për ata që do të vijnë pas, duke theksuar nevojën për shembuj pozitivë dhe jo negativë në drejtim të administratës publike.
“Çdo element që futet te dosja e Veliajt që del dita ditës në sytë e të gjithëve… një pjese e tyre se ka akoma për t’u hapur, është në dosjen e Veliajt, por edhe të turpit të Tiranës. Pra këto para, që merren nga xhepat tanë, për t’u kthyer në shërbime për ne, ne jemi të mbitaksuar, mbipaguajmë për çdo gjë… Në fund të ditës investimet i marrim minimale dhe paratë shkojnë për drejtorët e Veliajt dhe inceneratorët që nuk ekzistojnë. Prandaj po thosha që edhe drejtësia është e vonuar. Në radhë të parë, këto kanë shumë vite që po ndodhin, nuk po ndodhin në fund të 2024-ës. Është edhe e gabuar kur e vonon. Po bëre neglizhencë me fondet publike, që ikin, dhe lejon zhdukjen e tyre.Kur e bën ndërhyrjen pasi ndodh fakti, se paratë ikën, a i merr më dot mbrapsht këto para? Pse nuk bllokohet kjo? Sepse synimi është që të ikin këto para. E dyta duhet bërë shembull, që personi që do të vijë më pas, të mos marrë shembullin negativ, por shembullin pozitiv.”, tha Alimehmeti.