Qëlloi me armë zjarri në gjendje të dehur, më pas armën e hodhi në lumë! Arrestohet 34-vjeçari

Shqipëria

Qëlloi me armë zjarri në gjendje të dehur, më pas armën e hodhi në lumë! Arrestohet 34-vjeçari

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili në gjendje të dehur qëlloi me armë zjarri në ajër nga makina.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhoxh Bush”, ndërsa policia thotë se pasi mori njoftimin nisi kërkimet për kapjen e autorët.

Ky i fundit, një 34-vjeçar nga Bulqiza, i identifikuar si Muharrem Peti pasi qëlloi armën e hodhi në një lumë në zonën e Laknasit.

Për fat të mirë nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.

Njoftimi: 

Në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti dhe më pas e hodhi armën në një lumë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Vijojnë kontrollet e pandërprera për gjetjen e armës së zjarrit.

Sekuestrohet automjeti në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Xhorxh Bush” një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri nga mjeti me të cilin qarkullonte, menjeherë organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve të shpejta dhe profesionale u kapja dhe arrestimi i shtetasit M.P, 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, dhe më pas e ka hedhur në një lumë në Laknas. Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat