Avokati Arbër Hoxha tha në emisionin Revieë se nuk beson që SPAK të kërkojë arrestimin sigurie ndaj kryebashkiakut.
Sipas tij, Veliaj nuk do të japë dorëheqjen dhe ligjërisht nuk e ka detyrim ta bëjë këtë.
“S’e besoj të japë dorëheqjen, ligjërisht nuk ka asnjë detyrim. Unë nuk besoj që SPAK apo gjykata të miratojë një kërkesë për arrestimin e Veliajt. E shumta mund të jetë masë detyrim paraqitjeje apo ndalim për të dalë jashtë vendit”, tha ai.
Hoxha u shpreh se deklarata e Ramës për Veliajn tregon një standard të dyfishtë ndryshe nga qëndrimi që ka treguar më herët ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.