''Policët do t’i marrin lekët për orët shtesë'', Ministri Hoxha inspektim në Kakavijë: Gjithçka në rregull

Shqipëria

''Policët do t’i marrin lekët për orët shtesë'', Ministri Hoxha inspektim në Kakavijë: Gjithçka në rregull

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 13:16
Ervin Hoxha

Nga Kakavija, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ku ishte për të inspektuar hyrje-daljet për festa, deklaroi se konstatoi që pala greke këtë vit ka marrë masa më të mira ndryshe nga vitet e tjera.

Ai pati takime me përfaqësues të palës greke, ndërsa përmendi një takim me ambasadoren greke disa ditë më parë të cilës sipas tij i kërkoi më shumë vëmendje për lehtësimin e fluksit për festa. 

“Sot bashkarisht me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin e departamentit të Policisë Kufitare vizituam pikën kufitare të Kakavijës.

Në inspektim pata mundësinë të takoja edhe drejtuesit e policisë greke që ndava disa shqetësime.

Javën e kaluar pata një bisedë me ambasadoren greke mbi planin e masave për të përballuar fluksin e qytetërëve shqiptar në pikën kufitare Kakavijë dhe pikat e tjera. Masat janë marrë në përballimin e këtij fluksi.

Bashkë me drejtuesin e policisë greke vizituam edhe qendrën e kordimimit, e cila është ngritur në zbatim të marrveshjeve ndërqeveritare, funskionon si e tillë në bashkëpunim me forcat greke dhe shqiptare.

Falënderoj përfaqësuesit e Frontex-it. Në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frotenx-in dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm.

Kemi pasur suksese në nivele shumë të mira, emigracioni i paligjshëm është ulur deri në 60%", tha Hoxha.

Më tej Hoxha bëri thirrje që të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e policisë së shteetit gjatë kalimit në pikat kufitare.

“Bashkëpunimi midis policive është i ndërsjelltë ka prioritet lehtësimin e lëvizjes së qyterarëve. Ketë vit kemi një përmirësim sa i përket menaxhimit të kalimit të qytetarëve në pikat kufitare", shtoi ai.

Teksa u pyet për shpërblimin e Policisë për festat e fundvitii Ministri nënvizoi se beson se Këshilli i Ministrave do të miratojë këtë projekt-vendim nesër (30 dhjetor)                 

“Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të policisë së shtetit për sa i pëtket një kriteri i cili që vitet e tjera nuk ka qenë për shkak të buxhetit.

Të hënën Këshilli i Ministrave do të miratojë projekt-vendimin të cilin kemi propëzuar për shpërblimin e Policisë së Shtetit. Orët shtesë dhe suplementare janë të përfshira", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat