Prej kohësh mbetjet urbane të qytetit të Vlorës vijojnë të digjen duke krijuar probleme në shëndetin e banorëve të Vlorës.
Edhe në sezonin veror por dhe në sezonin dimëror ku ndodhemi aktualisht djegia e këtyre mbetjeve vijon duke sjellë shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët që kanë prenotuar por dhe emigrantët që ndodhen në qytetin e Vlorës për te kaluar pushimet.
Reja e tymit përfshin jo vetëm fushën e mbetjeve por përhapet në të gjithë qytetin e Vlorës. Zjarrfikësit ndodhen çdo ditë në këtë zonë pasi vatrat janë aktive dhe zgjidhja e vetme është largimi i këtyre mbetjeve dhe depozitimi në Lanfildin e fshatit Sherisht së shpejti do të jetë funksional.
Ndërkohë po në qytetin e Vlorës nuk ka mjaftuar djegia mbeturinave, por në afërsi të ish fabrikës së Sodës , papërgjegjshmëri e një gruaje i ka vendosur zjarrin disa gomave të makinave duke krijuar një re tymi të zi në të gjithë atë zonë.
Kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë te mundur shuarjen e zjarrit të gomave. Policia ka marrë në pyetje gruan që i vendosi zjarrin gomave.