Aksident në rrugën Fier-Kraps, lëndohet një person.
Gazetari Ilmi Saliaj raporton se një mjet është përplasur me një motoccikletë dhe si pasojë e goditjes së fortë , drejtuesi i motorit ka përfunduar në rrugë me dëmtime.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila ka transportuar tw lënduarin me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.